Kulturë

Bienalja “Manifesta 14” me synime për ndryshime në Prishtinë

 

Realitetet e reja të pandemisë bashkë me adresimin e nevojave të komuniteteve të ndryshme të njerëzve të kryeqytetit do të jenë në fokusin e Bienales Evropiane Nomade “Manifesta”.

Ngjarja e njohur evropiane, që nisi në fillim të viteve 1990 dhe shëtiti në dhjetëra qytete përgjatë Evropës, edicionin e 14-të të saj do të mbajë në Prishtinë gjatë vitit të ardhshëm.