Në “Rock për Rock” triumfoi bendi që bën thirrje për ndryshime

Në “Rock për Rock” triumfoi bendi që bën thirrje për ndryshime

19 June 2017 08:39

Ka përfunduar edicioni i 16-të i koncertit tradicional “Rock për Rock” që është mbajtur të premten mbrëma në Prishtinë.

Megjithëse performancat kanë nisur gati një orë me vonesë, adhuruesit e këtij zhanri muzikor i kanë qëndruar besnik koncertit të tyre të preferuar. E me ngjitjen në skenë të muzikantëve të rinj, salla e teatrit “Oda” është kthyer në një skenë koncertesh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Talentët e rinj kanë elektrizuar masën që nuk ishte e vogël në numër. Ata i kanë kënduar dashurisë, por edhe kanë protestuar. E bash protesta ka triumfuar në këtë edicion.

“Miza” dhe “Nuk ka ma burra” që janë kënduar nga grupi “Jutbina” nga Mitrovica, u ka siguruar muzikantëve mitrovicas çmimin “Grupi më i mirë”.

Kënga “Nuk ka ma burra” përshkruan situatën e rëndë sociale e politike në vend. Përmes saj bëhen thirrje për ndryshime e jepen këshilla se si duhet ndërtuar një e ardhme më e mirë.

Lekë Shala, vokalist e basist, Aron Dobroshi në bateri, Egzon Mustafa dhe Leotrim Fetahu në kitarë e Qëndrim Dakaj, back vokal, kanë arritur të triumfojnë në koncertin, në të cilin kanë garuar me pesë grupe të reja. Tri bende që e kishin konfirmuar pjesëmarrjen nuk kanë qenë prezentë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme