Kulturë

Dëshmitarja e qytetërimeve, xhubleta shqiptare drejt UNESCO-s

Dëshmitarja e qytetërimeve, xhubleta shqiptare drejt UNESCO-s
Xhubleta është fundi i shajaktë me ngjyrë të zezë e me palëzime në formë kambane dhe, sipas mendimit të etnografëve, ajo përfaqëson një profil të ngrirë me një sistem zbukurues e të dendur gajtanësh

Shtegtarë nga vise të largëta që i binin mespërmes Shqipërisë së shekujve të kaluar shastiseshin nga një veshje e veçantë që mbanin gratë shqiptare. Më vonë kur dija do të thellohej edhe më shumë, antropologët do të vërenin se xhubleta e malësoreve shqiptare ishte “stampuar” në histori qysh në figurinat e neolitit dhe të kohës së bronzit gjithandej pellgut mesdhetar.

 

Figurinat prej terrakote nga motet neolitike e kanë “fosilizuar” një veshje të veçantë grash, një fund i zi i palëzuar, ashtu sikundër ruhet edhe ndër paraqitje të artit kreto-mikenas. Por një popull në skajet malore të Ballkanit, fillimisht si ilirë e më pas si shqiptarë, e ruajti gjer në ditët tona. E cilësuar si veshje unike në krejt pellgun mesdhetar, xhubleta, e cila sipas një udhëpërshkruesi ia kalonte edhe ngjyrave të ylberit dhe thëllëzës, tashmë është në rrugëtim e sipër për t’u bërë vlera shqiptare në repertorin e kryeveprave shpirtërore të trashëgimisë shpirtërore nën mbrojtjen e UNESCO-s

Shtegtarë nga vise të largëta që i binin mespërmes Shqipërisë së shekujve të kaluar shastiseshin nga një veshje e veçantë që mbanin gratë shqiptare. Më vonë kur dija do të thellohej edhe më shumë, antropologët do të vërenin se xhubleta e malësoreve shqiptare ishte “stampuar” në histori qysh në figurinat e neolitit dhe të kohës së bronzit gjithandej pellgut mesdhetar.

“As thellënza e as ylberi nuk mund të krahasohen me ngjyrat e xhubletës së grave kelmendase”, shkruante gjithë mrekullim një vëzhgues i shekullit të tetëmbëdhjetë.