Kulturë

Komuna e Prishtinës me tender 50 mijë eurosh për 26 murale

Foto ilustrim: “Meeting of Styles” më 2019 ndërhyri me art te Stacioni i Trenave

Prishtinë, 4 mars – Komuna e Prishtinës kishte mbështetur Festivalin, produkt i të cilit ishte edhe murali në murin e Fakultetit Filozofik, realizuar në qershor të vitit 2019. Por i njëjti institucion, ende pa u tharë mirë ngjyrat, në korrik të atij viti kishte dhënë leje për fasadimin e ndërtesës duke lejuar mbulimin e punimit.

 

Jo pak mjete janë ndarë ndër vite në emër të artit në hapësira publike, e jo pak vepra janë mbuluar pikërisht me leje të atyre që kanë ndarë buxhet për realizimin e tyre. Por ani pse nuk ka një strategji për realizimin dhe mbrojtjen e tyre, Komuna e Prishtinës vazhdon të ndajë mjete për to. Tash me një tender prej 50 mijë eurosh. Një qasje e tillë kritikohet edhe prej atyre që merren me këtë punë

Prishtinë, 4 mars – Komuna e Prishtinës kishte mbështetur Festivalin, produkt i të cilit ishte edhe murali në murin e Fakultetit Filozofik, realizuar në qershor të vitit 2019. Por i njëjti institucion, ende pa u tharë mirë ngjyrat, në korrik të atij viti kishte dhënë leje për fasadimin e ndërtesës duke lejuar mbulimin e punimit.

Udhëheqja e kryeqytetit nuk e ka ndërmend të ndalet në investimet për art në hapësira publike, ani pse jo rrallë është thënë se nuk ka fort politika të qarta për këtë qasje. Se a do t’i ndalë lejet për mbulimin e tyre, mbetet të shihet.