Kulturë

Çarshia e Vjetër e Shkupit magjeps turistët me ritmin e artit

Bukuria që magjeps e Çarshisë së Vjetër në Shkup është një ndër shkaqet se çarshia është një ndër lokacionet më të vizituara nga ana e turistëve dhe qytetarëve të Shkupit. Ecja nëpër kalldrëmin e kësaj çarshie është një “magji” përmes të cilës këtu ende mund të ndjehet fryma e kaluar.

Dyqane të vogla, objekte artizanale, çajtore, restorante, muze, xhami, etj, janë vetëm një pjesë e gjërave që mund të gjenden në një vend.