Kulturë

Kujtimet e së nesërmes

Kujtimet e së nesërmes
Rrëfimi dhe përjetimi i “Prerjes së Frikës” kthehet në një betejë ndjellakeqe, pothuajse dramatike në vetëdijen e tyre si pjesë e ekzistencës së traditës. Të gjallët duhet të ecnin sipas besëtytnive të pandashme drejt së ardhmes sublime. Në vend që të dritësohej jeta, errësohej shpirti nga shtytja prej së keqes
 

Vështrim mbi romanin “Prerja e Frikës” të shkrimtarit Fehmi Pireva

Fehmi Pireva i njohur në fushën e letrave shqipe për lëvrimin e poezisë, vjen me romanin “Prerja e Frikës” si protagonist, pra si heroi kryesor, ku shpalos të kaluarën e jetës, sa absurde po aq të qenësishme në vendlindjen e tij, duke pasqyruar vetveten, përmes kujtesës dhe imagjinatës.