Kulturë

Një shekull i luftës për liri me 150 dokumente në ekspozitën për 17 Shkurtin

Një shekull i luftës për liri me 150 dokumente në ekspozitën për 17 Shkurtin
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës zgjodhën ta shënojnë në Kalanë e Tiranës ditën historike për Kosovën, me ekspozitën “Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar”, që shpalos dokumente të cilat datojnë që prej 1912-s

Përmes ekspozitës dokumentare dhe fotografike, është shënuar në Tiranë 13–vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, zgjodhën ta kujtojnë në Kalanë e Tiranës këtë ditë historike për shtetin e dytë shqiptar në Evropë.

“Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar” është titulli i ekspozitës që nxjerr në pah lëvizjet e dy vendeve, organizohet për herë të parë nga Arkivi i Shtetit, në bashkëpunim me atë të Kosovës. 150 dokumente mes Shqipërisë dhe Kosovës, që prej vitit 1912, janë ekspozuar për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës shtet.