Kulturë

85-vjetori i lindjes së Kadaresë, shkrimtarit shqiptar në letërsinë botërore

85-vjetori i lindjes së Kadaresë, shkrimtarit shqiptar në letërsinë botërore
 

Me një veprimtari shkencore, Akademia e Shkencave e Shqipërisë sot shënon ditëlindjen e 85-të të shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare. “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore” quhet ngjarja që mbahet në mjediset e institucionit më të lartë akademik në Shqipëri

I lindur më 1936 në një nga lagjet e qytetit të gurtë të Gjirokastrës, në letërsinë e Kadaresë është e brendashkruar jo vetëm historia shqiptare, por edhe jeta e pazakontë e gjirokastritit që fati i qëlloi të ishte shkrimtari më i madh shqiptar në truallin e një prej diktaturave më të egra komuniste.