Kulturë

Brkoviq kujtohet në Kosovë si zë i guximshëm që mbrojti edhe lirinë e shqiptarëve

Brkoviq kujtohet në Kosovë si zë i guximshëm që mbrojti edhe lirinë e shqiptarëve
Jevrem Brkoviq qe njëri nga personalitet më të zëshme kundër nacionalizmit nëpër këto anë, veçmas atij serb
 

Shkrimtari e akademiku malazias Jevrem Brkoviq është kujtuar në Kosovë si intelektual i guximshëm. Brkoviq, i cili vdiq të dielën në moshën 88-vjeçare, kishte shumë miq shqiptarë. Por përtej kësaj, ai është vlerësuar si shkrimtari më i mirë i Malit të Zi në shekullin XX që i kishte vënë vetes detyrë që të reagonte ndaj së keqes.

Brkoviq të hënën është kujtuar nga zëvendësministri në detyrë i Kulturës, Halil Matoshi, e nga ambasadori i Kosovës në Podgoricë, Ylber Hysa. Krijimtaria dhe jeta e tij publike janë vlerësuar edhe nga kryetari i PEN-Qendrës së Kosovës, Binak Kelmendi, dhe nga shoqata rajonale e shkrimtarëve “Teuta”.