Kulturë

Akademia e Shkencave e Shqipërisë do ta rikandidojë Kadarenë për “Nobel”

Akademia e Shkencave e Shqipërisë do ta rikandidojë Kadarenë për “Nobel”
Ismail Kadare, më 6 prill 2017, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, kur u nderua me çmimin “Letërsia shqipe”
 

Dimensione të letërsisë kadareane në Francë dhe botë do të shkoqiten përmes studimeve e kumtesave të njohësve të shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare. Me rastin e ditëlindjes së 85-të të shkrimtarit gjirokastrit, Akademia e Shkencave në Tiranë do të organizojë një veprimtari shkencore ku, mes të tjerash, do të bëhet edhe rikandidimi i tij për “Nobelin” në letërsi

Me një veprimtari shkencore, Akademia e Shkencave të Shqipërisë do të shënojë ditëlindjen e 85-të të shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare. “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore” quhet ngjarja që do të mbahet të enjten e 28 janarit në mjediset e institucionit më të lartë akademik në Shqipëri.