Kulturë

Mandrica – fshati shqiptar në Bullgari

Mandrica – fshati shqiptar në Bullgari
Mandrica thuhet se u themelua në gjysmën e dytë të shekullit të 17-të. Aty ku dikur gëlonte gjallëria e njerëzve. Sot kanë mbetur veçse disa dhjetëra banorë shqiptarë
 

Në ditët më të mira në Mandricë jetonin mbi tre mijë banorë. Ndërsa sot kanë ngelur më pak se 40, nga të cilët vetëm 10 janë banorë rezidentë. Të tjerët e kanë braktisur përgjithmonë. Por ata që janë aty a që kthehen kohë pas kohe, s’i kanë braktisur gjuhën, identitetin, rrënjët e tyre shqiptare

Është një nga fshatrat në dukje të qeta, në skajet më jugore të Bullgarisë. Në të djathtë të bregut të lumit Byala, që vjen prej Rodopeve, është Mandrica me një histori shqiptare që e ruan edhe sot. Është vendi për të cilin thuhet se u themelua në gjysmën e dytë të shekullit të 17-të. Aty ku dikur gëlonte gjallëria e njerëzve. Sot kanë mbetur veçse disa dhjetëra banorë shqiptarë.

Një copë historie e fshatit, e rrëfimet e banorëve të Mandricës, janë shpalosur në dokumentarin “Mandrica – fshati shqiptar në Bullgari” i shfaqur premierë në Kohavision të premten mbrëma. Dokumentarin mund ta shihni duke klikuar KËTU