Kulturë

“Shtëpia e Pavarësisë” me pak vizitorë, Rezidenca e Rugovës nën dry

“Shtëpia e Pavarësisë” me pak vizitorë, Rezidenca e Rugovës nën dry
Në muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës – dr. Ibrahim Rugova”, që ka hapur dyert në janarin e vitit 2008, prej fundit të vitit të kaluar, është hapur ekspozita, “Rezistenca paqësore dhe shtetndërtimi 1989-1999”. Por, ndryshe kishin qenë planet për këtë objekt të vetë presidentit Rugova
 

Janë dy monumente me të cilët u konkretizua nisma për ruajtjen e shpalosjen e trashëgimisë jo vetëm politike të ish-presidentit Ibrahim Rugova. Muzeu “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës – dr. Ibrahim Rugova” është i hapur, por ka pak vizitorë. “Rezidenca e presidentit dr. Ibrahim Rugova” në “Velani” është e mbyllur edhe në ditën që shënon 15-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës

Në ditën kur u shënua 15-vjetori i vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, trashëgimia e tij u përkujtua zbehtë. Mjaftuan homazhe te varri nga grupe të ndryshme politike që më shumë ngjanin me parafushatë elektorale sesa nderim për ish-presidentin që udhëhoqi Kosovën në kohë okupimi, lufte e lirie.

Por, përkujtimi periferik nuk përfundon veç sa i takon ndonjë ceremonie që për këtë vit tek e fundit mund të arsyetohet edhe me rrethanat që ka krijuar pandemia.