Kulturë

Dhurata e Clintonit për ushtarin e UÇK-së

Bashkim Haxhimusa e përshkruan takimin me Clintonin dhe fotografinë dhuratë, si krenarinë e tij të tretë pas angazhimit për vite me radhë si truprojë e Adem Demaçit dhe rreshtimit në radhët e UÇK-së
Bashkim Haxhimusa e përshkruan takimin me Clintonin dhe fotografinë dhuratë, si krenarinë e tij të tretë pas angazhimit për vite me radhë si truprojë e Adem Demaçit dhe rreshtimit në radhët e UÇK-së

Prishtinë, 20 janar – Palestra ku karateisti e profesori i edukatës fizike kishte derdhur djersë, ishte kthyer në qendër të forcave policore serbe. Salla e sporteve ende ishte e rrethuar me makineri të shkatërruar. Xhamat ishin thyer e nëpër korridore kishte gjetur edhe flokë që besonte se ishin të ndonjë gruaje të dhunuar.

 

Bashkim Haxhimusa, me ndihmën e punëtorëve, do t’i përvilej punës në ditët e para të çlirimit për t’ua kthyer sportistëve shtëpinë e tyre. Ndihma vendimtare financiare i erdhi nga USAID-i. Por, amerikanët do ta befasonin, kur në vjeshtën e vitit 1999 do ta njoftonin se do të ishte nikoqir i presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Clinton, në Ferizaj. Por, nuk përfundoi me kaq. Nja tre a katër muaj më vonë një helikopter me flamur amerikan, sërish do të zbarkonte në oborrin e palestrës, për t’ia sjellë Haxhimusës dhuratën nga presidenti Clinton

Prishtinë, 20 janar – Palestra ku karateisti e profesori i edukatës fizike kishte derdhur djersë, ishte kthyer në qendër të forcave policore serbe. Salla e sporteve ende ishte e rrethuar me makineri të shkatërruar. Xhamat ishin thyer e nëpër korridore kishte gjetur edhe flokë që besonte se ishin të ndonjë gruaje të dhunuar.

Por, Bashkim Haxhimusa, me ndihmën e punëtorëve, do t’i përvilej punës në ditët e para të çlirimit për t’ua kthyer sportistëve shtëpinë e tyre.