New York, 18 nëntor (abcactionnews.com) – Siç është thënia, bukuria është në syrin e soditësit. Për disenjatorin e modës, Hector Diaz, bukuria është në veshjen e rrobave të vjetra të njerëzve, përfshirë edhe të tijat.
“Rrobat, besoj, kanë vlerë sentimentale, ndaj ka rroba e gjëra të caktuara që njerëzit nuk i hedhin, për shkak se kanë një domethënie për ta”, ka thënë Hectori.
Si fëmijë, ai e shikonte gjyshen e tij tek drejtonte një punëtori rrobaqepësie në New York.
“Doja ta çoja në hapin e radhës, ndaj e pyeta gjyshen: ‘Hej, a mund të më tregosh si të qep ca gjëra?’. Dhe kështu nisi gjithçka nga aty”, ka thënë Hectori.
Ai është një nga drejtuesit në “Savannah College of Art and Design”. Po shpreson që projekti i tij përfundimtar të nxisë kureshtje jo vetëm për dizajnin e tij, por edhe për përpjekjen dhe mesazhin.
“Në fund të ditës qëllimi im është të ndaloj rrobat të shkojnë në depo. Qëllimi im është të pakësoj hedhurinat në industrinë e modës”, ka thënë Hector.
Në vend të fabrikave tradicionale, për koleksionin e tij trepjesësh, Hectori po përdor çfarëdo petku që i bie në dorë.
Ai përdor rripat e fabrikës nga rroba të hedhura dhe me kujdes e end secilën pjesë nëpërmjet vegut.
“Unë me gjasë mund të jap një mesazh apo të bëj diçka duke e kthyer industrinë e modës nga ndotësja e dytë më e madhe në diçka inovative”, ka thënë Hector.
Më 2018, EPA vlerësonte se më shumë se 11 milionë tonë tekstilesh përfundonin në depo hedhurinash.
“Mund të duket sikur është një detyrë e pamundur të thuash se unë dua të ndryshoj status quon e një gjëje në anën tjetër të spektrit, por është e mundur dhe fillon me ndryshimin e vetvetes”, ka thënë Hectori.
Ai ka edhe dy pjesë të tjera për të rrumbullakuar koleksionin e tij dhe tani po merr donacione.