Kulturë

Shtëpia e familjes Qerkezi larg kujdesit institucional, nisin iniciativat private për ndihmë

Shtëpia e familjes Qerkezi larg kujdesit institucional, nisin iniciativat private për ndihmë
 

Praktikisht është muze, por shteti nuk e ka trajtuar si të tillë asnjëherë. Shtëpia e familjes Qerkezi ruan gjësendet e katër djemve dhe bashkëshortit të Ferdonije Qerkezit të rrëmbyer nga forcat serbe në mars të vitit 1999.

I shoqëruar nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Agim Çeku, më 27 prill të 2007-s, ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqia, zbuloi pllakën përkujtimore duke e shpallur shtëpinë muze.