Kulturë

“Marubi” si cilësi kulturore e Evropës në mesin e 50 muzeve më të mirë

“Marubi” si cilësi kulturore e Evropës në mesin e 50 muzeve më të mirë
Autoritetet kryesore në fushën e muzeologjisë evropiane kanë përfshirë Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në mesin e 50 muzeve evropianë që kanë bërë risime të mahnitshme në 40 vjetët e fundit
 

Në mesin e 50 muzeve nga vende si Britania e Madhe, Franca, Holanda e të tjera, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, në Shkodër, është vlerësuar si një nga më të rëndësishmit në Evropë. Sipas ekspertëve të muzeologjisë, “Marubi” me trashëgiminë e tij të pasur vepron si mjet i ndryshimit shoqëror, duke i bërë njerëzit shtysë kryesore për një ardhme të ndritur

Muzeu i ka të paskaj mundësitë për t’iu dhënë përgjigje nevojave të shoqërisë. Me vizionin për të vepruar si mjet për ndryshime shoqërore, trashëgimia e pasur e dinastisë Marubi shërben për t’i bërë njerëzit forcë shtytëse për një të ardhme të ndritur. Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” është renditur në mesin e 50 muzeve më novatorë në Evropë për dyzet vjetët e fundit. Ai tashmë është pjesë e përmbledhjes “Revisiting Museums of Influence: Four Decades of Innovation and Public Quality in European Museums” nën editimin e autorëve Mark O’Neill, Marlen Mouliou dhe Jette Sandahl.