Kulturë

Dymbëdhjetë kandidatë për katër pozitat udhëheqëse në institucionet kulturore

Teatri Kombëtar i Kosovës, njëri prej tri institucioneve kulturore, të cilat tash e sa kohë udhëhiqen me ushtrues detyre

Për katër pozita udhëheqëse në institucionet qendrore të kulturës garës i kanë hyrë dymbëdhjetë kandidatë. Në konkurset për drejtor të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës, udhëheqës artistik të këtij institucioni dhe drejtor të Galerisë Kombëtare të Kosovës, si dhe të Baletit Kombëtar të Kosovës nuk ka pasur shumë të interesuar sikurse herëve të tjera. Konkurset janë mbyllur të hënën.

Aktorët Kushtrim Sheremeti e Blerim Krasniqi synojnë pozitën e drejtorit të përgjithshëm të TKK-së. Në garë është edhe regjisori e dramaturgu Naser Shatrolli, i cili aktualisht është ushtrues detyre i drejtorit të TKK-së. Shatrolli është punonjës i Ministrisë së Kulturës si zyrtar për biblioteka.