Kulturë

“Apolonia ilire” – virtualisht në thesarin mes tokës, detit dhe diellit

“Apolonia ilire” – virtualisht në thesarin mes tokës, detit dhe diellit
I zhvilluar nga fondacioni SIG, në kuadër të projektit “Rrugët e besimit drejt kulturës, natyrës dhe traditës për zhvillim të qëndrueshëm” të Ministrisë së Kulturës, aplikacioni “Apolonia ilire” sjell në telefonat mobilë gjithçka që përmban parku më i madh arkeologjik shqiptar
 

Është një udhëtim 360-shkallësh si në “shuplakë dore” mes mbetëzave të antikitetit, kishave bizantine, ullinjve dhe diellit në fushëtirën e Myzeqesë. Aplikacioni “Apolonia e Ilirisë” sjell për të pasionuarit qytetin ilir që arkeologët e quajnë “Pompei” i Shqipërisë

Gati 100 vjet më parë arkeologu francez Leon Rei përjetoi eurekën e tij të karrierës profesionale. Nga nëntoka e fushës së Myzeqesë dolën në dritë ndërtesa njëra pas tjetrës të atij që në antikitet ishte një nga qytetet më të përmendura të Mesdheut. Një kundrim virtual prej Ardenicës e kodrave të Libofshës me kisha ortodokse e deri te mbetëzat arkeologjike të Apolonisë, tashmë është pjesë e një aplikacioni digjital për telefona mobilë. “Apolonia e Ilirisë” është programi falas që përthekon krejt pasurinë e Parkut Kombëtar Arkeologjik të Apolonisë.