Kulturë

Vërshime në shtëpinë-muze të familjes Qerkezi, shteti e mbron me letra

Vërshime në shtëpinë-muze të familjes Qerkezi, shteti e mbron me letra
Një pjesë e shtëpisë së familjes Qerkezi në Gjakovë, që praktikisht shërben si muze, është vërshuar nga uji. Në mëngjesin e së martës niveli ka arritur gati në një metër në katin përdhes duke dëmtuar disa prej gjësendeve të bashkëshortit e djemve të saj të ndjerë. Janë eksponate që ajo i ruan tash e 21 vjet

Shteti zyrtarisht e mbron si pjesë të trashëgimisë kulturore, por praktikisht e bën këtë veç me letra. Shtëpia në Gjakovë, të cilën Ferdonije Qerkezi e ka shndërruar në muze, është vërshuar e një pjesë e eksponateve janë dëmtuar nga uji. “Institucionet më kanë vizituar, por për mirëmbajtje të shtëpisë nuk më kanë ofruar asgjë”, ka thënë të martën Qerkezi, derisa ka folur për dëmet

Kati përdhes i shtëpisë së Ferdonije Qerkezit në Gjakovë është rrëmujë. Uji ka zhvendosur mjetet e punës së bashkëshortit dhe të bijve të saj të ndjerë. Një pjesë e shtëpisë që praktikisht shërben si muze është vërshuar nga uji. Në mëngjesin e së martës niveli i ujit ka arritur gati në një metër. Ka zhvendosur edhe pajisje të rënda si frigoriferin duke dëmtuar eksponatet që ruhen tash e gati 21 vjet. Bëhet fjalë për ujëra të zeza që kanë shpërthyer pas reshjeve të fundit atmosferike.