Kulturë

Ikja nga 2020-a në Muzeun e iluzioneve

Ikja nga 2020-a në Muzeun e iluzioneve
“Ndaloni për një moment, harroni botën reale...”, shkruan në broshurën e Muzeut të iluzioneve që gjendet në kryeqytet në lagjen “Arbëria”

Në ditët e përthekuara prej koronavirusit, bota nuk është e qartë dhe kuptimi i realitetit, kohës dhe hapësirës po ridefinohen. Rreziku nga pandemia ka bërë të kuptohet tani se ajo që ishte e sigurt dhe e mirëqenë mund të mos jetë më e tillë. Atëherë kur gjërat përreth janë të paqarta, shumë njerëz zgjedhin arratisjen nga realiteti. Një deriçkë që shpalos këtë mundësi nis mu te Muzeu i iluzioneve.

“Ndaloni për një moment, harroni botën reale dhe vizitoni muzeun tonë fantastik që do t’ju mahnitë me dhomat kreative”, shkruan në broshurën e Muzeut të iluzioneve që gjendet në kryeqytet në lagjen “Arbëria”. Që në krye të herës, ajo ngjan si një ftesë brenda një realiteti tjetër paralel. Sidoqoftë, edhe brenda tij, janë të prekshme gjurmët e virusit SARS-CoV-2.