Kulturë

“Manifesta 14” paralajmëron nisjen e studimit urban të Prishtinës

Skenë nga videoja e “Manifesta 14”, realizuar nga Leart Rama, lansuar të martën në mbrëmje si paralajmërim për ngjarjen e madhe që do të mbahet në Prishtinë më 2022

Prishtinë, 5 janar – Bienalja evropiane e artit bashkëkohor “Manifesta 14” ka nisur t’i intensifikojë veprimet sa i përket edicionit të vitit që vjen. Nëpërmjet një videoje prej 24 sekondash të publikuar mbrëmjen e së martës, organizatorët e ngjarjes së madhe kanë paralajmëruar punë në terren për “Manifesta 2022”, që do të mbahet në Prishtinë. Pamjet e marra në mbrëmje sipër hotelit “Grand”, ku mbishkrimi “Prishtina” e “Grand Hotel Prishtina” janë në qendër, vijnë me zhurmë të ambientit.

“Jemi të entuziazmuar që fillojmë vitin e ri në Prishtinë, Kosovë! Ekipi lokal i edicionit të 14-të të ‘Manifestas’ është gati dhe duke ecur përpara me elementet e programit, të tilla si studimi parabienal urban, kanë filluar të marrin formë”, shkruhet në tekstin me të cilin shoqërohet videoja e realizuar nga Leart Rama.