Kulturë

“Vizita e zonjës plakë” me pushtetin e parasë që përmbys të kaluarën

“Vizita e zonjës plakë” me pushtetin e parasë që përmbys të kaluarën
Skenë nga shfaqja “Vizita e zonjës plakë”, premiera e dytë për këtë vit e teatrit “Adriana”. Vjosa Abazi luan rolin kryesor si Claire Zachanassian

Një grua rreth të shtatëdhjetave bëhet shkas për ta përmbysur përditshmërinë e banorëve të një province. Lajmi për ardhjen me tren të gruas me emrin Claire Zachanassian në qytetin e Gylenit i bën banorët të përgatiten disa ditë para ardhjes, madje me entuziazëm.

Claire, e cila mezi ecën, është kthyer në qytetin e saj të lindjes, aty ku para më shumë se katër dekadave kishte jetuar një histori dashurie e që ishte bërë shkas për ta braktisur qytetin për shkak të një përvoje goxha të dhimbshme e të padrejtë. Kishte ikur e poshtëruar para dyzet vjetëve, por kthimi i saj si një grua e pasur që gëzon vëmendjen e madhe të shtypit i kishte bërë banorët që ta prisnin me nderimet më të mëdha.