Kulturë

“Europa Nostra” alarmoi për “Manastirin e Deçanit në rrezik” bazuar në raporte të Serbisë

Në mars të vitit që vjen, Manastiri i Deçanit rrezikon të shpallet njëri nga shtatë monumentet më të rrezikuara në Evropë, e krejt kjo bazuar në raporte të institucioneve të Serbisë

“Raportet shtetërore për ruajtjen e monumenteve mesjetare në Kosovë (Serbi)” të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës me seli në Beograd, janë dokumente të cilat organizata “Europa Nostra” i ka marrë për bazë kur ka alarmuar botën se Manastiri i Deçanit është në rrezik, e aty përmendet edhe “një përpjekje për sulm terrorist nga ISIS-i”. Në përgjigjet dhënë KOHËS për “Europa Nostran”, që Kosovës i referohet me fusnotë, këto dokumente zyrtare janë të pranuara edhe nga UNESCO-ja, ani pse aty Kosova është “Krahinë Autonome e Serbisë”

Raportet zyrtare të Serbisë, janë baza e renditjes së Manastirit të Deçanit në listën e “12 monumenteve më të rrezikuara të Evropës”, të përpiluar nga organizata “Europa Nostra”. Rol kryesor në këtë nominim kanë luajtur “Raporti shtetëror për ruajtjen e monumenteve mesjetare në Kosovë (Serbi)” i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës me seli në Beograd.