Kulturë

Koronavirusi me “simptoma” edhe në norma shoqërore

Se çfarë pasojash ka lënë pandemia edhe në aspektin e përmbysjes së vlerave të shoqërisë shqiptare, shenjat e diskriminimit në bazë të moshës, termi moshizëm, kanë qenë disa prej temave që janë hapur të mërkurën në diskutimin online “Hajde folim: Moshizmi dhe pandemia”

Prishtinë, 16 dhjetor – Dikur kujdesi dhe nderimi për njerëzit në moshë përbënin ndër vlerat e fisme që pasuronin letërnjoftimin e shoqërisë shqiptare. Por realitetet e reja sociale e ekonomike e kanë përmbysur këtë dhe moshat e shtyra janë ato që nëpërkëmbën vazhdimisht nën indiferencën e pjesës tjetër të njerëzve. Për të rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre, pandemia globale COVID-19 bëri që kjo kategori të pësonte më së shumti.

Kur virusi me kurorë nisi të shpërhapej me të madhe, spitalet e tejngarkuara me pacientë viheshin para dilemave se kë duhej të shpëtonin. Dhe ishin shpesh të moshuarit ata që nuk përfshiheshin në listën prioritare të atyre që duhej të mbaheshin në jetë me oksigjen.