Kulturë

Shteti i painteresuar për mbrojtjen e ish-Burgut të Gurrakocit

I ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, ky objekt për 50 vjet ka qenë Burgu i Gurrakocit. Komuna e Istogut ende s’ka hequr dorë prej rrënimit të tij, ani pse e ka pezulluar vetëm me deklarata

Ka kohë që përmendet rrafshimi i ish-objektit me të cilin lidhen rrëfime të trishta të burgosurish shqiptarë gjatë gjysmë shekulli. Zërat kundër këtij vendimi – për të cilin autoritetet komunale janë pajisur edhe me dokumente institucionesh qendrore – janë shtuar. Tek tash, institucionet e trashëgimisë kulturore janë kujtuar t’ia bëjnë një vlerësim nëse mund të mbrohet e të shndërrohet në muze

Gurrakoc, Istog, 16 dhjetor – Burim Kabashi nuk e ka të lehtë të hyjë brenda murit rrethues të ish-Burgut të Gurrakocit. Në vitin 1999 kishte pasur fatin që të qëndronte aty si i burgosur. Rrëfimi i tij është veç një prej historive trishtuese, pasi ata që kanë qëndruar në këtë objekt, qysh prej ndërtimit të tij fill pas Luftës së Dytë Botërore, janë të shumtë.