Kulturë

Poeti i gjithësisë së imazheve të lidhura me shqiptarët

Lluka Perrone (1920-1984)

Gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë ku Italia u bashkua dhe ngjarje të tjera rëndësishme zunë vend, letërsia arbëreshe i hodhi sytë matanë detit. Me këto frymëzime për “Dheun e Arbërit”, një plejadë e tërë në krye me De Radën krijoi një letërsi të larmishme.

 

Emri i tij nuk është gjithaq i njohur tek lexuesit, me përjashtim të njohësve të letërsisë arbëreshe. E, megjithatë, Lluka Perrone ishte poeti që e ngjalli letërsinë arbëreshe duke qëndruar në të njëjtin piedestal me Dushko Vetmon, Vorea Ujkun, Carmelo Candrevan e Pietro Napoletanon. Sipas një studiuesi, “një vend të veçantë në vjershërinë e Lluka Perronës zë malli për Shqipërinë”

Gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë ku Italia u bashkua dhe ngjarje të tjera rëndësishme zunë vend, letërsia arbëreshe i hodhi sytë matanë detit. Me këto frymëzime për “Dheun e Arbërit”, një plejadë e tërë në krye me De Radën krijoi një letërsi të larmishme.

Por shekulli pasues do të sillte një rënie të përkohshme të letërsisë arbëreshe derisa emra të rinj do të merrnin pishtarin krijues. Përfaqësues të këtij shpirti të ri u bënë Dushko Vetmo (llagapi i Francesco Solanos), Vorea Ujku, Carmelo Candreva e Pietro Napoletano.