Kulturë

Legjenda ruse e shahut, Kasparov, ndihmon filmimet në serinë e Netflixit

Legjenda ruse e shahut, Garry Kasparov, këshilloi krijuesit e serisë së Netflixit, “The Queen's Gambit”, për t’u siguruar që loja në këtë seri televizive të ishte e saktë dhe tërheqëse.

Seria tregon ngritjen e një vajze të talentuar amerikane që u bë sfiduese e kampionit botëror sovjetik në Moskë.

Kasparov i tregoi Radios Evropa e Lirë se si ai ndihmoi që loja e shahut në këtë seri të bëhej më e besueshme.

Rolin kryesor në këtë seri e luajnë Anya Taylor-Joy si Beth Harmon, Thomas Brodie si Benny Watts, Jacob Fortune-Lloyd si Townes, dhe Harry Melling në rolin e Harry Beltik.

Anya, ka marrë vlerësime të shumta e madje edhe kritike, për interpretimin e Beth Harmon.

Gjithashtu, ka marrë përgjigje pozitive nga komuniteti i shahut.