Kulturë

Ministrisë së Kulturës i projektohet zbritje buxheti për 9.2 milionë euro

Përderisa përditë theksohet se pandemia ka goditur keqas kulturën dhe ka nevojë për përkrahje më të madhe financiare, Qeveria ka paraparë zbritjen e buxhetit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përderisa buxheti total, sipas projeksioneve, do të ketë rritje

Qeveria e Kosovës ka vlerësuar se kulturës, rinisë dhe sportit për vitin e ardhshëm u mjaftojnë shumë më pak sesa sivjet. Këtë e ka bërë kur ka projektuar financat e shtetit për vitin 2021. Sipas Projektligjit për ndarjet buxhetore të vitit që vjen, Ministria e Kulturës do të ketë fiks 9 milionë e 270 mijë euro më pak sesa kishte në dispozicion për sivjet. Projektligji i cili tashmë është dërguar në Kuvend përcakton se Ministria e Kulturës do të ketë 34 milionë e 905 mijë euro buxhet për vitin e ardhshëm. Në anën tjetër, ekzekutivi planifikon që shteti nga 2.3 miliardë euro, sa ishin projektuar sivjet, për vitin e ardhshëm të ketë 2.4 miliardë euro.

Goditja e radhës për kulturën e trashëgiminë kulturore