Kulturë

Në Muzeun e Kosovës prezantohet ngjyrosja japoneze me bimë natyrale

Descriptive Text

Zyra e Ambasadës Japoneze në Kosovë, në një projekt bashkëpunimi me Muzeun e Kosovës, kanë sjellë teknikën e ngjyrosjes me bimë natyrale, raporton KTV.

Në punëtorinë e mbajtur, mjeshtrja e teknikës “ Kosakisomo”, Hoko Tokoro, ka prezantuar para fëmijëve këtë traditë të ngjyrosjes 1500 vjet të vjetër në kulturën Japoneze.

Drejtori i Muzeut të Kosovës, Skender Bushtrakaj tha se ky institucion mirëpret aktivitete të tilla dhe se një organizim i tillë është një përafrim i kulturave te të dyja vendeve.

Kosakizomo, është një proces i ngjyrosjes së rrobave që përdoret për qëllime medicinale dhe mendohet të kenë efekt shërues.

Pjesa e dytë e punëtorisë për të rritur do të mbahet pasdite në ambientet e Muzeut të Kosovës.