Kulturë

Vdes muzikanti kuban, Ernesto Tito Puentes

Paris, 9 qershor – Dirigjenti i orkestrës dhe trumbetisti virtuoz kuban, Ernesto “Tito” Puentes, i moshës 88 vjeç, vdiq dje në mëngjes në Montpellier në jug të Francës ku ishte shpërngulur prej kohësh, njoftoi për median menaxheri i tij, Jean-Louis Perrier.

I lindur më 7 nëntor 1928 në Havanë, “Tito” kishte performuar së bashku me dy xhaxhallarët e tij trumbetistë në një vend të sajuar. Muzikanti i talentuar, u bë i njohur në Kubë në vitet 1940 para se të fitonte famë në arenën ndërkombëtare, me më shumë se 200 albume në repertorin e tij si interpretues apo solist, i njohur për larmitetin e rrymave.

“Kur luaj jazz, bashkëqytetarët e mi më shpreheshin që nuk isha më kuban, por jazzman. Sot më thonë salsero.. Unë preferoj termin afro-kuban sesa salsa, pasi më duket jo i përshtatshëm për më tepër se është shpikur nga amerikanët. Unë e ndiej veten muzikant. Përpiqem të përfshij në muzikën time ndikime evropiane dhe afrikane. Muzika ime është e shumëngjyrëshe.

Ernesto Tito Puentes u largua nga vendi i lindjes në fillim të viteve 1950 për një tur një vjeçar në Evropë, në Lindjen e Mesme dhe në Liban. Meqënëse organizatori i turneut i kishte lënë muzikantët pa para, ai u vendos në Francë.