Kulturë

MKRS-ja ndan 500 mijë euro për programet e Tregut të Punës, për 400 të rinj punëkërkues

MKRS-ja ndan 500 mijë euro për programet e Tregut të Punës, për 400 të rinj punëkërkues

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Vlora Dumoshi, dhe përfaqësuesja e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Maria Suokko, kanë nënshkruar marrëveshjen e financimit mes MKRS-së dhe UNDP-së për zbatimin e projektit Programet Aktive të Tregut të Punës 2, konkretisht programit të praktikës në punë në Kosovës.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Programi do të ndihmojë rreth 400 të rinj të regjistruar në Agjencinë e Punësimit, si punëkërkues që të bëjnë praktikë në punë, në sektorin privat por edhe në institucione publike dhe kështu të aftësohen profesionalisht, ndërkaq, financimin për 6 muaj do ta bëjë MKRS-ja me një fond prej gjysmë milioni euro, që do të zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.