“Kapma dorën” për rastin tragjik në Qendrën Historike të Prizrenit

“Kapma dorën” për rastin tragjik në Qendrën Historike të Prizrenit

08 June 2017 08:36

Prizren, 8 qershor - Një grup i qytetarëve të Prizrenit, të martën mbrëma, janë grumbulluar në rrugën “Marin Barleti” për të përkujtuar njëvjetorin e vdekjes tragjike të 3-vjeçares Xheneta Gashi. Në këtë hapësirë publike, prapa Kishës së Shën Gjergjit, janë vendosur projektori dhe pëlhura e bardhë, që kanë mundësuar projektimin e filmit “Kapma dorën”, të autorëve Andi Bilibani, Fatlinda Daku dhe Elhame Kastrati, që i dedikohet Xhenetës, e cila një vit më parë kishte humbur jetën vetëm pak metra larg nga vendi i projektimit, shkruan sot Koha Ditore.

Eroll Bilibani nga “DokuFesti” ka thënë për gazetën se ka bërë të ditur se “filmi i shkurtër 7-minutash i realizuar nga autorët e rinj i dedikohet Xhenetës, dhe të martën mbrëma është shfaqur për ta përkujtuar atë në njëvjetorin e vdekjes”. Sipas tij, ky film është krijuar për fëmijët që jetojnë në rrethana të njëjta si Xheneta dhe po ashtu trajton gjendjen e mjerë ekonomike në Kosovë.

Ndërkohë aktivistë të shoqërisë civile që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje, përmes postimeve në rrjetet sociale kanë shprehur qëndrimin se në këtë rast ka një vit që kërkohet drejtësi.

Ndërsa kryesuesi i Këshillit të Trashëgimisë Kulturore të Qendrën Historike të Prizrenit, Arbnor Morina, shkurt ka komentuar se “Prizreni s’harron!”

Shembja e një pjese të murit dhe kulmit të një shtëpie të vjetër në rrugën "Marin Barleti", në Qendrën Historike të Prizrenit, më 6 qershor 2016, kishte lënë të vdekur vajzën trevjeçare, Xheneta Gashi (gjerësisht, sot në Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme