Kulturë

Mbi metodën e studimit të gjuhës shqipe

Mbi metodën e studimit të gjuhës shqipe

Në këtë studim mendoj të mirrem pak me problematikën e studimit shkencuer të gjuhës shqipe, si degë e trungut gjuhsuer indoeuropjan. Me fjalë tjera, në ketë artikull due me tregue, në vija themelore, metodat e të studjuemit të gjuhës shqipe, mbassi ajo, për shkak t’individualitetit të saj shum të dalluem, u shtron shkenctarëve edhe metoda specifike, në disa raste mâ ndryshe se sa për gjuhët tjera. Për shembull: metoda e linguistikës shqiptare ndryshon shum a pak prej metodës, që përdoret në praktikë, kur studjohen, të thomi, gjuhët e fqîjve të saj: të Sllavëve (Serbëve e Maqedonasve) ose Grekëve.

Para se të tentoj me paraqitë këto parime, më duhet me u ndalë së pari në disa vrejtje të përparshme, të nevojshme për me mujtë me ndjekë mâ tutje parashtresën time, raporton KOHA.