Kulturë

“EtnoFesti” sjell shumë aktivitete me temën “Gruaja dhe dielli”

Tereza Hajdarajn, gruan që pjek raki në kazanët tradicionalë, vizitorët e “EtnoFestit” mund ta gjejnë në këtë kënd.

Përveç veprave të ndryshme artistike, janë ekspozuar edhe veshje hasjane. Lajde Kollgjeraj, e cila është koleksionuese e veshjeve të kësaj zone, shpjegon se çfarë përmban ekspozita.

Gjatë festivalit, do të demonstrohen rite e valle nga Etno-ansambli “Katarina Josipi” prej Zymit të Hasit.

Ngjarja kryesore e mbrëmjes së sotme është shfaqja “Gjuetarët e Artemides” me regji të Zana Hoxhës.

Ajo tregon se shfaqja paraqet qëndrueshmërinë, harmoninë dhe solidaritetin për të qenë një me natyrën dhe veten.

Festivali “EtnoFest” do të zgjasë deri më 27 shtator dhe programi i sivjetmë përmban aktivitete artistike, që gërshetojnë të kaluarën dhe traditën.