Kulturë

“Peizazh” e sjell për herë të parë në Prishtinë Vangjo Vasilin

Descriptive Text

Piktori Vangjo Vasili, për KultPlus, tha se realizimi i kësaj ekspozite është një dëshirë e kamotshme.

“Gjaku, gjuha e gjenet më kanë sjellë inspirimin për realizimin e këtyre pikturave. Unë kryesisht trajtoj peizazhe, tablonë, mirëpo këtu u mundova të sjellë një pjesë të koleksionit për të qenë më përfaqësues”, tha Vasili, i cili është hera e parë që ekspozon punën e tij në Kosovë.

Natyra mbresëlënëse e Pogradecit, Shkupit, Korçës e viseve të tjera shqiptare, të paraqitura në një formë interesante dhe mjaft të detajuar, ishte fokusi i pikturave të ekspozitës “Peizazh” të Vangjo Vasilit. 22 piktura të punuara kryesisht me vaj, me ngjyra të ndezura e me kombinime të shumta të teknikave punuese u prezantuan para të pranishmëve në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë. Piktori Vangjo Vasili, për KultPlus tha se realizimi i kësaj ekspozite është një dëshirë e kamotshme.

“Gjaku, gjuha e gjenet më kanë sjellë inspirimin për realizimin e këtyre pikturave. Unë kryesisht trajtoj peizazhe, tablonë mirëpo këtu u mundova të sjellë një pjesë të koleksionit për të qenë më përfaqësues”, tha Vasili, për të cilin është hera e parë që ekspozon punën e tij në Kosovë. Në hapje të ekspozitës, artisti Kujtim Buza tha se pikturat e Vangjo Vasilit reflektojnë situata shumë emocionale,drithëruese dhe prekëse.

“Kombinimet e njollave, vijave mbi telajo janë sureale, të veçanta dhe origjinale. Mbi qartësinë e telajos së Vangjo Vasilit qëndron origjinaliteti i tij”, tha Buza duke theksuar se vendi i lindjes së piktorit, Pogradeci ka qenë një mësues i madh edhe për të tjerët, ashtu siç do të jetë edhe vet piktori.

Sipas drejtoritë të Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku, data e hapjes së ekspozitës “Peizazh” do të mbetet në kujtesë për shumë kohë . Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Bibliotekën Kombëtare për dhjetë ditë.