Kulturë

Gjësendet e pianistit hebraik Szpilman nxirren në ankand

Gjësendet e pianistit hebraik Szpilman nxirren në ankand
Stilolapsi “Montblanc Meisterstuck”, ora e xhepit “Omega” dhe partitura origjinale e “The life of machines” të pianistit dhe kompozitorit Wladyslaw Szpilman – historia e të cilit u përthekua në filmin “The Pianist” – janë nxjerrë në ankand, në Varshavë

Historia e Władysław Szpilman është një nga të rrallat në mesin e hebrenjve polakë në geton e Varshavës. Përderisa e gjithë familja e tij u vra në kampin e vdekjes në Treblinka, jeta e tij u kursye tek përfundoi nëpër objekte të braktisura të kryeqytetit polak derisa po përfundonte lufta, ka thënë "DW".

Mbijetesa e kompozitorit gjatë Holokaustit u bë kronikë në autobiografinë e tij, një histori që më vonë u përjetësua në filmin “The Pianist” të vitit 2002, nën regji të Roman Polanskit. Ai jetoi deri në moshën 88 -vjeçare, derisa vdiq në vitin 2000. Është djali i Szpilmanit, Andrzej, i cili në vitin 1998 ribotoi kujtimet e babait të tij në librin që fillimisht titullohej “Vdekja e një qyteti” dhe u përkthye në anglisht si “Pianisti”. Andrzej Szpilman po mbikëqyr gjithashtu ankandin e pasurive të çmuara të babait të tij në “DESA Unicum”, shtëpia më e madhe dhe më e vjetër e ankandeve në Poloni.