Kulturë

Regjisori i dokumentarëve për jetën e egër, Erich Proll, realizon film për Parkun e Divjakës

Descriptive Text

Erich Proll, producenti, regjizori dhe kameraman i filmave dokumentar për botën e egër Erich Proll, vizitoi Parkun Kombëtar të Divjakës për një dokumentar të faunës dhe florës së kësaj zone.

Drejtori i këtij parku, Ardian Koçi, sjell përshtypjet e për takimin me producentin e filmave për natyrën në mbarë botën. “Më shprehu dëshirën për të filmuar në parkun e Divjakës. Sigurisht që i krijuam të gjitha kushtet për filmim.Na premtoi që filmimet do na i dërgonte edhe ne”, thotë Ardiani.

Erich Proll lindi më 9.9.1949 në Linz në Goldwörth, në brigjet e Danubit. U rrit me interesin për natyrën. Që nga viti 2014 është producent, regjisor dhe kameraman i shumë filmave dokumentar për jetën e egër.

Ka dokumentuar jetën e më shumë se 130 kafshëve në habitatin e tyre natyral në det apo tokë për interes të disa televizioneve prestigjioze në mbarë botën.

Proll i realizon vetë pothuajse të gjithë filmat e tij, për shkak se “puna” prapa kamerave është pasioni i tij.

Kohët e fundit Proll është i njohur edhe si prezantues para kamerës, ku bën rolin e narratorit për filmat e tij.

Erich Proll ka realizuar disa dokumentar edhe në botën nënujore ku pasqyrohet jeta e peshkaqenëve,fokave,delfinëve dhe mjaftë kafshëve të tjera ujore që nga poli i Veriut e deri në Antarktidë.

Ky producent dhe regjisor me famë botërore ka preferuar të realizojë një film edhe për jetën e egër në Parkun Kombëtar të Divjakës.