Kulturë

Përurohet skulptura “Djaloshi i Dimalit” në Urën Vajgurore

Dje pasdite në Urë Vajgurore, që ndodhet afër Beratit, është përuruar skulptura e “Djaloshit të Dimalit”.

“Djaloshi i Dimalit” është zbuluar në Qyteti antik të Dimalit që ndodhet në Urën Vajgurore dhe që ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngjarjet historike të zhvilluara në Iliri, gjatë viteve 220-205 para erës së re.

Punimet artistike në gur kanë një rëndësi të madhe për njohjen artit skulptural të Dimalit dhe atij Ilir. Një nga zbulimet më të bujshme që i takon kësaj periudhe është dhe Djaloshi Dimal.