Kulturë

Muzeu Lëvizës i Tiranës ndalet në Prizren

uzeu Lëvizës i Tiranës ka ndaluar të mërkurën në Prizren, si pjesë e aktiviteteve për shënimin e 100 vjetorit të shpalljes si kryeqytet i Shqipërisë. Kësisoj copëzat e historisë së kryeqytetit shqiptar të vendosura tek një kamion i parkuar në Sheshin e Lidhjes janë ndarë me vizitorët në Prizren.

Në organizimin e realizuar nga Unioni i Bashkive Shqiptare dhe nga Komuna e Prizrenit është theksuar se Muzeu në Lëvizje sjellë Tiranën nëpër kohë, me foto e dokumente autentike të mundësuara nga arkivi i shtetit, që prej nëntorit të vitit 1912 e deri më sot.