Kulturë

“Procesi Sanxhak”, film mbi proceset e montuara gjyqësore ndaj boshnjakëve në Sanxhak

“Procesi Sanxhak”, film mbi proceset e montuara gjyqësore ndaj boshnjakëve në Sanxhak

Nën hijen e luftës në Bosnje dhe Hercegovine (1993-94), u shënua një valë e krimeve të rënda kundër banoreve te Saxhakut, nga ana e pushtetit te Serbisë dhe atij të Malit të Zi, - thotë regjisori serb Dushan Reliq, i cili përgatiti filmin “Procesi Sanxhak”. Ky film është shfaqur mbrëmë në Festivalin e filmave dokumentarë të “Al Jazeera Balkans”, që po mbahet në Sarajevë.

Preteksti i dhunës sistematike kundër të gjithë banorëve boshnjakë të Sanxhakut, e në veçanti kundër intelektualëve dhe individëve të tjerë autoritativë të Sanxhakut, ishte gjoja kundër përgatitjes së kryengritjes për themelimin e shtetit të Sanxhakut.