Kulturë

“Nëpër Film” i dedikohet aktores Hellen Miren

Magazina televizive “Nëpër Film”, e cila i dedikohet adhuruesve të kinemasë, këtë do të diel do të përmbyllë sezonin me një edicion special.

Emisioni kryesisht do t’i dedikohet njërës prej figurave më të njohura të ekranit të madh dhe jo vetëm, aktores Hellen Mirren.

Përgjatë minutave të rezervuar të emisionit do të kuptoni detaje për jetën, karrierën dhe të pathënat për aktoren me nam.

Ndryshe, Mirren është fituese e shumë çmimeve për kinematografi, mirëpo me çmimin “Oscar” qe nderuar tek në vitin 2007, për portretizimin e mbretëreshës Elizabetë në filmin “Th Queen”.

“Nëpër Film” do të rikthehet në ekranin e KTV-së nga java e parë e shtatorit me sezonin e ri dhe do të vazhdojë transmetimin në terminin e zakonshëm, të dielën mbrëma nga ora 21:20.