Kulturë

Hulumtuesit, me pikëpyetje rreth idhullit të argjilës, “Fytyra e Zotit”

Hulumtuesit, me pikëpyetje rreth idhullit të argjilës, “Fytyra e Zotit”

Arkeologët kanë zbuluar një figurë prej argjile në rrënojat e lashta të atij që mund të ketë qenë dikur një pallat në lindje të Jerusalemit, në Khirbet Qeiyafa në Izrael. Figurina në fjalë është e gjatë vetëm dy inçë, duke i pasur lehtazi të ravijëzuara hundën, sytë, gojën dhe veshët.

Por sipas Yosef Garfinkelit, drejtor i Institutit të Arkeologjisë në “Hebrew University” në Jerusalem, idhulli i argjilës mund të jetë një paraqitje e lashtë e zotit hebre, YHWH apo Yahweh, transmeton KOHA shkrimin e Express.co.uk.