Kulturë

Në kujtim të Burbuqe Rushitit, Botimet KOHA sjell librin “Ninullat popullore”

Në përvjetorin e parë të vdekjes së gazetares dhe krijueses Burbuqe Rushiti, emisioni “Express Summer” solli copëza rrëfimesh nga dy miket e saj, Shukrije Gashi dhe Violeta Hyseni – Kelmendi.

Ato ndanë kujtime dhe momente me Rushitin, që vdiq më 4 gusht të vitit 2019.

Në këtë përvjetor, Botimet KOHA sjell studimin e saj të titulluar “Ninullat popullore”.

“Ninullat popullore” ishte punimi i magjistraturës së Burbuqe Rushitit, asokohe 35-vjeçe, që e mbrojti më 1996 në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.