Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Grafitet në botën shqiptare

Format e mbishkrimet e grafiteve që ndodhen në muret e disa lagjeve të Prishtinës dhe Tiranës, e kanë nxitur Ylberza Halilin t’i studiojë dhe t’i përmbledhë në libër.

Për gjashtë vjet ajo i ka analizuar mbishkrimet e vendosura mbi hapësirat publike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Grafitet në hapësirat shqiptare për Ylberzën paraqesin praktikat e komunikimit të grupeve shoqërore dhe banorëve të një qyteti.

Në studimin e saj “Grafitet në folklor”, janë prezantuar mbishkrime që kryesisht lidhen me probleme sociale.

Në Kosovë, thuajse çdo qytet është i mbushur me grafite.

Ato lidhen drejtpërdrejt më përditshmërinë e shoqërisë, thotë Halili.

Problemet socio-politike barten në mesazhet e grafiteve që ndodhen në pjesë urbane të vendit.

Siç ka konkluduar Ylberëza në studimin e saj, grafitet në botën shqiptare vazhdojnë të kenë përmbajtje kryesisht të revoltës.