Kulturë

"Selfie Mundi” vazhdon rrugëtimin si ekspozitë virtuale

Pas vendimit të ekzekutivit në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, që përfshin edhe pezullimin e aktiviteteve kulturore në ambiente të mbyllura, Galeria e Ministrisë së Kulturës “Qafa” të mërkurën ka lansuar në mënyrë virtuale ekspozitën “Selfie Mundi” të Engji Jahës

Galeria e Ministrisë së Kulturës “Qafa” i është rikthyer ekspozimit online të veprave, pas vendimit të ekzekutivit në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, që përfshin edhe pezullimin e aktiviteteve kulturore në ambiente të mbyllura. Për Galerinë mbetet e rëndësishme përshtatja me situatën e krijuar dhe promovimi i artistëve që këtë vit artin e tyre do ta shpalosnin në hapësirën e këtij institucioni.

Kësisoj, vendimi i së martës ka bërë që ekspozita “Selfie Mundi” e artistes së re Engji Jaha të mbyllet para afatit. Për këtë “Qafa” ka vendosur që ekspozita, e cila zbërthen dualizmin e personalitetit dhe lojën me kohën, ta vazhdojë rrugëtimin në mënyrë virtuale.