Kulturë

“Njerëzit?!” – tema e “Anibarit” për heronjtë e të sotmes

“Njerëzit?!” – tema e “Anibarit” për heronjtë e të sotmes
Posteri “Anibar Heroes” i realizuar nga artistja amerikane Mari Jaye Blanchard për edicionin e sivjetmë të “Anibarit”, që pritet të mbahet prej 17 deri më 23 gusht

Artistja Mari Jaye Blanchard, një mike e kamotshme e festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar “Anibar”, e ka përmbledhur temën e edicionit të sivjetmë në një poster. Një dritë nga kulmi i një ndërtesë reflekton në qiell logon e festivalit. Krijon asociacion me atë që për adhuruesit e filmave të animuar njihet si “Bat-Singal”.

Mirëpo në kulmin e ndërtesës, në vend të super-heroit “Batman”, animatorja e pavarur amerikane – e njohur për realizimin e filmave të shkurtër të animuar, të cilët janë shfaqur në festivale të ndryshme në Annecy, Melbourne dhe Berlin – sjell heronjtë e “Anibarit”. “Anibar Heroes”, e ka titulluar atë.