Kulturë

Lëshohen në qarkullim pullat postare “30 Vjetori i Deklaratës Kushtetuese”

Lëshohen në qarkullim pullat postare “30 Vjetori i Deklaratës Kushtetuese”

Me rastin e shënimit të 30 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese, Filatelia e Kosovës ka vënë në qarkullim emisionin e ri të pullës postare: “30 Vjetori i Deklaratës Kushtetuese”.

Përmes kësaj pulle postare, nderojmë guximin e delegateve të Kuvendit të Kosovës, të cilët në kushte jashtëzakonisht të vështira okupimi, më 2 korrik të vitit 1990, miratuan publikisht Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të ish federatës jugosllave.