Kulturë

Arrestohen gjashtë persona për vjedhjen e veprës së Banksyt në Paris

Arrestohen gjashtë persona për vjedhjen e veprës së Banksyt në Paris

Policia ka arrestuar gjashtë persona në Francë për vjedhjen e një vepre nga artisti i rrugës Banksy, përmes së cilës përkujtoi viktimat e sulmeve terroriste të vitit 2015 në Paris.

Hajnat përdorën një mjet që u shërbeu për të shkoqitur grafitin nga një derë e çelikut në sallën e koncerteve në Bataclan, ku 90 njerëz vdiqën gjatë një vale të shtënash dhe bomba. Asokohe në të gjithë qytetin vdiqën 130 veta, raporton "The Guardian", transmeton KOHA.