Në Gjermani gjatë viteve ’30 të shekullit të kaluar, familja e asimiluar hebrenje , Schoenmann, mirëpriti ardhjen e disa këlyshëve të vegjël kur qenushja e tyre Anya, që kujdesej për bagëtinë, lindi në shtëpinë e tyre.
Ani pse i riu Joushua (August Maturo) dhe motra e tij Rachel (Viktoria Stefanovszky) apeluan që t’i mbanin të gjithë, nëna Shoshonna (Ayelet Zurer) dhe babai Ralph (Ken Duken) insistuan që duhet mbajtur vetëm një qen: pjesës tjetër duhet gjetur një shtëpi tjetër.
Qeni me fat e që mbeti ishte Kaleb, që krijon një lidhje të fuqishme me zotërinë e ri, Joushua, transmeton KOHA.
Sigurisht, 10 minutat e para a kështu diçka, parashikojnë tragjedinë që do të pasojë. Shumë shpejt nazistët sjellin ligjet racore në Nuremburg dhe familjes pak nga pak u veniten të drejtat dhe siguria, përfshirë edhe të drejtën për të mbajtur kafshë shtëpiake.
Jacob dhe Kaleb ndahen, mirëpo Zoti, mënyrat misterioze të të vepruarit dhe formësimet mjeshtërore të logjikës së filmit, sigurohen që ata gradualisht të ribashkohen në një kamp internimi.
Në këtë pikë Kaleb është nën kujdesin e një roje që është nazist dhe Jacob një i burgosur i uritur.
Bazuar në romanin e izraelitit Asher Kravitz, por prodhuar nga një kompani me bazë në Amerikë nga regjisori amerikan Lynn Roth dhe xhiruar kryesisht në Hungari me një kastë të madhe evropianësh, ky është një prodhim i përshtatshëm i diasporës për arsye subjektive.