Kulturë

Diar Aliu, talenti premtues në kitarë

Diar Aliu kudo që shkon e bart kitarën me vete.

Disa orë gjatë ditës i kalon duke nxjerrë tinguj nga ky instrument.

Kitara është bërë pjesë e pandashme e tij qysh nga mosha 8 vjeçe.

Ai ka qenë pjesëmarrës në shumë gara ndërkombëtare të kitarës, në shumë prej të cilave është shpërblyer me çmimin e parë. Por më i veçanti për të është shpërblimi në Athinë të Greqisë dhe ai në Bremen të Gjermanisë.

Së fundmi, Diar Aliu është në mesin e 15 pjesëmarrësve të moshave të reja në Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës në Madrid.

15-vjeçari nga Mitrovica thotë se më për zemër i ka veprat e epokës së barokut e ëndërron të prekë skenat ndërkombëtare si Petrit Çeku.

Diar Aliu, një talent premtues në muzikë, do të vazhdojë angazhimin e mëtutjeshëm në kitarë.